Video/ Gara më e shpejtë në botë, IShowSpeed sfidon një gepard dhe zbulon kufijtë njerëzorë
Shokët janë ata që ndikojnë më shumë në mënyrën tonë të të sjellurit dhe jo familja. Ky përfundim është arritur pas studimit që shkencëtarët i kanë bërë sjelljes së majmunëve makaki.
Jerome Micheletta dhe Dr. Bridget Waller, të Universitetit të Portsmuthit (Angli), kanë zbuluar se majmunët ndikohen më shumë nga veprimet e shokëve se sa nga veprimet e të afërmve. Shkencëtarët besojnë se kjo lidhje e fortë shoqërore ndikon edhe në qeniet e tjera, përfshirë qeniet njerëzore.
“Studimi ynë tregon se është miqësia më shumë se sa lidhjet familjare që ndikon në sjelljen e këtyre majmunëve. Kjo gjë ka shumë mundësi të jetë e vërtetë edhe për njerëzit”, shprehet Micheletta.
“Gjithçka duket tek shikimi. Majmunët nuk reagonin edhe aq shpejt ndaj shikimit të prindërve, por reagimi ishte i menjëhershëm kur një shok ia ngulte sytë”, shtoi Micheletta.
Top Channel