Firma franceze e shitjeve në internet ‘La Redoute’ ka bërë një gabim aq trashanik sa kanë lindur dyshimet nëse me të vërtetë ka qenë një pakujdesi apo bëhet fjalë për një mënyrë për të fituar sa më shumë vëmendje.
Firma ka publikuar një foto për të promovuar katalogun e modës për fëmijë dhe në plan të dytë shihet një burrë krejtësisht nudo duke dalë nga deti, ndërsa fotoja ka si protagonistë katër fëmijë që vrapojnë në rërë me rrobat e markës franceze.
Është e pabesueshme se si askush nga ata që kanë punuar me foton (fotografi, ata që e kanë përpunuar dhe ata që e kanë hedhur në web) nuk e kanë parë burrin e zhveshur në sfond.
Fatkeqësisht për markën e veshjeve, fotoja përfshinte edhe një lupë me të cilën përdoruesit e internetit mund të zmadhonin foton dhe të shihnin më me qartësi detajet.
Firma ka kërkuar falje për këtë nëpërmjet një komunikate: “La Redoute kërkon falje publike për foton e publikuar në faqen e internetit dhe janë marrë masa që një gjë e tillë mos të ndodhë më.”
Top Channel