Gjashtë banesa në fshatin Katërli të Komunës Tunjë në rrethin e Gramshit janë shembur si pasojë e erozionit të tokës.
Lajmi konfirmohet nga drejtuesit lokalë. Sipas tyre, banesat janë shembur plotësisht, ndërsa disa të tjera janë dëmtuar rëndë. Fatmirësisht nga shëmbja nuk ka të lënduar mes personave që jetonin në këto banesa. Por ajo që mbetet problem tashmë, edhe për pushtetin vendor, është strehimi i familjeve të mbetura në qiell të hapur në një kohë kur temperaturat shënojnë nën zero gradë.
Pikërisht për këtë, banorët dhe autoritetet bënë apel për ndihmë duke i kërkuar qeverisjes vendore të ndërhyje sa më parë për sistemin e familjeve të mbetura pa shtëpi.
Erozioni i tokës në zonë është një fenomen që përsëritet thuajse cdo vit. Por vitet e fundit, për shkak edhe të shpyllëzimit, rrëshqitjet e tokës kanë qenë më të theksuara.
Top Channel