Venezuelë, rikthehet emisioni i Chavez

09/01/2012 16:15

Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, është rikthyer të drejtojë programin e tij javor televiziv pas shtatë muajsh ndërprerje.

Chavez iu rikthye të dielën programit “Alo Presidente”, pasi u trajtua në Kubë për një tumor, nga i cili sipas 57-vjeçarit, është rikuperuar tërësisht.

Programi, i cili në thelb është një bashkëbisedim midis telefonuesve dhe presidentit ka arritur një kohëzgjatje deri në tetë orë në të shkuarën. Transmetimi konsiderohet si shumë i rëndësishëm për fushatën e Chavez, përpara zgjedhjeve presidenciale të tetorit.

”Këtu në Alo Presidente, e dimë që duhet të punojmë edhe më mirë”, nisi emisionin e tij Chavez me një batutë, pasi për disa sekonda pati disa probleme teknike me zërin.

Në dhjetor, ndërsa shpalli kandidaturën për një mandat të ri deri në vitin 2019, Chavez hipotizoi se mund të jetë CIA ajo që e ka sëmurur, së bashku me tre udhëheqës të tjerë të Amerikës së Jugut.

Sipas fjalëve të kreut të shtetit venezuelian, “janë ligjet e probabilitetit ato që e bëjnë të dyshimtë përhapjen e madhe të sëmundjeve kancerogjene midis liderave latinë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA