
Kina prej disa vitesh është riafirmuar si supërfuqi ekonomike, që e ka zili e gjithë botë. Së fundmi kinezët kanë marrë edhe një titull tjetër; atë të ndërtuesve më të shpejtë në botë.
Kinezët ndërtuan një hotel prej 30 katësh për 15 ditë, ose 360 orë. Ekipi i ndërtimin në qytetin Changshai e përfundoi sipërmarrjen ekstreme pa lëndimin e asnjë punëtori.
Hoteli mban emrin “Arka” dhe u ndërtua buzë liqenit Dong-ting në provincën Hun-han, nga një kompani kineze ndërtimi e specializuar në ndërtimin e godinave me kosto të ulët financiare.
Godina mund t’i rezistojë tërmeteve deri në 9 ballë, duke e bërë 5 herë më rezistent se ndërtesat e zakonshme. Materialet e ndërtimit ishin parapërgatitur larg kantierit në mënyrë që të shmangeshim humbjet.
Ndërtuesve iu deshën 46 orë për të ndërtuar strukturën e godinës dhe 90 orë për fasadën. Ndërtesa ka një izolim izo-termik, madje është e pajisur edhe me aparatura që monitorojnë cilësinë e ajrit, për shkak të ndotjes së madhe në Kinë.
Rekordi i mëparshëm i kësaj kompanie, ishte një ndërtesë më e vogël, prej 15 kate e ndërtuar për 6 ditë, por arritja e fundit e tyre është vërtet e habitshme.
Top Channel