Akuzohet për sulm ndaj një producentit, këngëtari Chris Brown del para gjykatës pas lirimit me kusht Një hedhje nga lartësia (Bungee Jumping) për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi për një vajzë 22-vjeçare australiane, pasi litari që e mbante u këput gjatë hedhjes duke bërë që vajza të bjerë në lumenjtë e mbushur me krokodilë të Afrikës.
Vajza ka notuar me shpejtësi duke dalë në breg me not edhe pse këmbët i kishte ende të lidhura me litarë sigurimi.
E reja e quajtur Erin Langworthy tregon se fakti që është gjallë është një mrekulli duke marrë parasysh lartësinë nga e cila ra (111 metra) dhe se lumi Zambezi (në kufi me Zimbabven dhe Zambian) është i njohur për krokodilët e tij.
Langworthy ka kaluar një javë në spital pas incidentit të tmerrshëm që ka ndodhur në 31 dhjetor dhe që fatmirësisht i shkaktoi vetëm disa dëmtime të lehta dhe shumë frikë.
Top Channel