“The Guardian”: Vizitoni Shqipërinë

08/01/2012 12:45

Turizmi shqiptar po zë gjithnjë e më shumë vend në faqet e shtypit britanik. Gazeta prestigjoze “The Guardian”, duke shkruar për destinacionet për pushime në vitin 2012, u rekomandon lexuseve përveç Parisit, Bazilikatës në Itali, Vjenës apo Guimaraeshit në Portugali, edhe Butrintin në Shqipëri.

Pasi njofton se nga fundi i marsit turistet britanik mund te udhtojne dy here ne jave me linjen e njohur britanike low-cost “Easyjet” ne Korfuz, “The Guardian” shkruan se ishulli grek përbën portën drejt Butritit vetem pak km pertej detit ne bregdetin shqiptar.

Nje vend turistik tashme pjese e trashegimise boterore te UNESCO-s, “The Guardian” shkruan se Butrinti eshte ne zemer te parkut kombetar dhe rrenojave te qytetit romak 2500-vjeçar, qe sic e cileson gazeta e madhe britanike eshte nje nga qendrat me te medha evropiane e me pak te vizituara arkeologjike me nje tempull te mrekullueshem greko-romak.

Gazeta jep dhe hollesite e udhetimit dhe oraret per turistet poteciale britanikë nga Korfuzi drejt Sarades. Nderkohe, edhe ne media te tjera anglosaksone botohen sugjerime per destiancionet qe duhen pare patjeter gjate 2012 dhe mes tyre renditin rivieren shqiptare.

Se fundmi, ne Londer u zhvillua edhe panairi boteror i turizimit, event qe ka ndikimin e vet ne promovimin e atraksioneve turistike te Shqiperise, kesaj industrie vitale te ekonomise. Por ato qe mungojne jane reklamat turistike qofte ne mediat vizive apo edhe metro apo ne mjetet e transportit publik, siç bejne Mali i Zi, Turqia apo Kroacia ne nje gare te ethshme per te konkuruar ne nje treg gjithnje e me agresiv. Pa harruar hapjen linjave britnaike loë-cost britanike, pavaresisht specifikave qe lidhen me marreveshjet koncensionare per aeroprotin e vetem te Shqiperise.

Sterlina e forte dhe pasioni i njohur i pushuesve britanik, aq me teper ne kushtet e krizes ne Eurozones, duhet te jene nje arsye me shume per te synuar thithjen e ketij tregu masiv si ai britanik nga nje vend shume i panjohur dhe i viziutar si Shqiperia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA