Ushqime shumëngjyrëshe për fëmijët

06/01/2012 19:20

Nëse fëmija juaj nuk ka oreks atëherë duhet ta tërhiqni atë drejt ushqimit me anë të ngjyrave. Sipas një studimi, përgatitja e një pjate me 6 ngjyra të ndryshme do të hapë oreksin e të vegjëlve.

Gjithashtu në ndihmë vijnë edhe format që mund tu jepen ushqimeve. Udhëheqësi i studimit, Brian Wansink, nga Universiteti i Kornellit, shprehet: “Ajo që tërheq syrin e fëmijëve nuk është e njëjta gjë që na tërheq ne prindërve. Ne përgatisim ushqimin për ta ashtu siç na pëlqen neve dhe jo vetë fëmijëve. Studimi tregon se si të përgatisim perimet dhe peshkun në mënyrë që t’i pëlqejë fëmijëve.”

Kërkuesit i treguan 23 fëmjëve dhe 46 të rriturve fotografi të 48 kombinimeve të ndryshme ushqimi. Fëmijët zgjodhën sidomos pjatat me shumë ngjyra (deri në 6 ngjyra të ndryshme) ndërsa të rriturit ato me më pak ngjyra. Gjithashtu fëmijët pëlqyen më shumë pjatat ku ushqimi ishte me forma.

“Krahasuar me të rriturit, fëmijët preferojnë pjatat me më shumë elemente, ngjyra dhe forma. Prindërit duhet të përdorin proshutën për të bërë një fytyrë të qeshur apo bizelet për të krijuar një zemër në pjatë. Në këtë mënyrë fëmijët do të priren më shumë për të ngrënë atë që kemi përgatitur për ta”, shtoi Wansink.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA