Wikipedia, donacionet arrijnë nivel rekord

05/01/2012 00:00

Mbledhja e fondeve vjetore të Wikipedia ka arritur një rekord të ri.
Wikimedia Foundation që menaxhon enciklopedinë online më të famshme në
botë, ka mbledhur 20 milionë dollarë donacione.

Fushata ishte lancuar në nëntor dhe bashkëthemeluesi i Google, Sergey Brin dhe bashkëshortja e tij kanë dhuruar 500 mijë dollarë.

Fondet e mbledhura në të gjithë botën nga fondacioni jofitimprurës janë në rritje të vazhdueshme që nga nisja e parë e fushatës për donacione në vitin 2003.

Fondet e mbledhura këtë vit kanë qenë 4 milionë më shumë se vitin e kaluar, ndërkohë që më 15 janar enciklopedia do të mbushë 11 vjec që nga krijimi i saj.

Top Channel