Të sfidosh vdekjen mbi greminë

05/01/2012 17:15

Një grup aventurierësh norvegjezë kryen një arritje të rrallë, e cila i vendosi në faqet e para të shumë revistave e gazetave rozë.

Të ngjitur mbi alpet e ashpra norvegjeze, tre meshkujt u fotografuan mbi një gur, i cili ka ngecur prej dekadash dhe qëndron pezull midis dy shpateve malore, nën të cilët ndodhet një gremine 400 metra e thellë.

Arritja e tyre e çmendur në alpet e Kjeragboltenit është edhe më e pabesueshme duke patur parasysh që zona është e njohur për erëra të forta dhe të papritura, ndërsa të rinjtë nuk kishte asnjë litar apo ndonjë mjet tjetër shpëtimi, në rast se do të ndodhte ndonjë incident.

41-vjeçari Gard Karlsen, një prej tre miqve që përmbushën këtë aventurë, u shpreh: “Kjeragbolteni është me të vërtetë një vend përrallor, por asnjëherë nuk mund të kuptosh se sa i bukur është me të vërtetë pa bërë atë që realizuam ne. Të gjithë ata që kanë parë këtë fotografi kanë mbetur të impresionuar dhe më vjen mirë për këtë, pasi kam kontribuar për ta bërë zonën më të njohur e turistike”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA