Mbrojtja më e mirë kundër viruseve informatike, të paktën në Japoni,
është sulmi. Kështu shkruan e përditshmja lokale “Yomiuri Shimbun”,
sipas të cilës në vendin aziatik është gati projekti për “policin
elektronik”.

Sipas burimit, agjenti virtual do të jetë në gjendje të bllokojë sulmet pirate, si dhe të identifikojë me shpejtësi se nga vijnë ato.

Funksioni kryesor i policit informatik, sqaron e përditshmja, është të gjurmojë burimet e sulmeve derisa të arrijë tek kompjuteri i origjinës. Deri tani, testet kanë përfunduar me sukses.

Sulmet informatike përbëjnë llojin më modern të kriminalitetit. Objekt i preferuar i hakersave janë të dhënat personale dhe llogaritë financiare të personave dhe kompanive të ndryshme.

Disa herë sulmet online janë individuale, por në shumicën e rasteve ato drejtohen nga grupe kriminale të organizuara.

Top Channel