
Forinta hungareze ka rënë në nivelin më të ulët të regjistruar
ndonjëherë kundrejt euros pasi shqetësimet mbi ligjet e reja që cojnë
drejt marrjes së kontrollit të Bankës Qendrore dhe institucioneve te
tjera dikur te pavarura, u reflektuan qarte ne vendimin e BE-së, per te
shtyre bisedimet e ndihmes financiare per Hungarinë.
Ne fakt, organi Ekzekutiv i bllokut Europian deklaroi se nuk kane ende plane per rinisjen e ketyre bisedimeve me Budapestin. FMN-ja gjithashtu e beri te qarte se nuk ka gjasa per nje ujdi, te pakten 6 muajt e ardhshem.
Mosmarreveshjet me Bashkimin Europian nenkuptojne se forinta ka mbetur pa perkrahje prej disa javesh.
‘Ne po shkelim mbi nje territor te paeksploruar dhe nuk e dime sa mund te rezistojme’, thone eksperte vendas.
Hungaria, anetari lindor me nivelin me te madh te borxheve ne BE, u klasifikua si muajin e kaluar nga ‘Standard and Poor`s’ si ‘junk’, cka e nxjerr nga kategoria e vendeve te sigurta per investime. Njoftimin e tij, Komisioni Europian e beri te marten, disa ore pasi dhjetera mijera hungareze protestuan ndaj kushtetures se re dhe ligjeve te saj qe sic thone, po përdoren nga qeveria e qendrës së majtë për vendosjen e nje diktature.
“Sipas nenit 130 te traktatit, Bankat Qendrore Kombetare dhe Banka Qendrore Europiane duhet te jene te pavarura. Eshte shkruar qarte, e zeze mbi te bardhe se ato nuk mund te marrin urdhra nga autoritetet e vendeve te tyre. E sqaruam ne muajin dhjetor se eshte shume e veshtire te imagjinosh sesi mund te adoptohet nje ligj i ri pa e kercenuar keto lloj pavaresie”, thotë Olivier Bailly, zëdhënës i Komisionit Europian.
Kushtetuta hyri në fuqi ditën e Vitit të Ri pa mbështetjen e opozitës, megjithë shqetësimet e Perëndimit se prek disa nga liritë bazë në Hungari. Ndihma financiare qe vendi kerkon nga BE-ja dhe Fondi Monetar Nderkombetar, mberrin shifren e 26 miliarde dollareve.
Top Channel