Disa ekspertë që monitoruan vrasësin norvegjez, Anders Behring Breivik, dolën në përfundimin se ata besojnë që ai nuk është psikopat, duke kundërshtuar psikiatërit e caktuar nga gjykata.
“Një ekip ekspertësh, kanë arritur në këtë përfundim pas monitorimit në burg të Breivik”, ka bërë të ditur prokurori publik, që e ka paraqitur raportin e tyre në gjykatë.
Breivik pranoi se është autor i dy sulmeve binjake më 22 korrik 2011, ku vrau 77 persona. Analiza psikiatrike tha se ai ishte i çmendur.
Dy psikiatëra të caktuar nga gjykata arritën në këtë përfundim pasi e intervistuan atë në 13 raste.
Raporti i tyre, tha për 32 vjeçarin, Breivik se ka jetuar “në universin e vet iluzionar, ku të gjitha mendimet dhe aktet e tij janë udhëzuar nga iluzionet e tij”.
Ekipi prej katër eskpertësh që vlerësuan Breivik në burg, nuk u pajtua me disa nga përfundimet origjinale të paraqitura në gjyq.
Sipas raportit të paraqitur nga Prokurori Publik, Svein Holden, ata nuk besojnë se Breivik është psikotik apo skizofren dhe nuk mendojnë se ai ka nevojë për ilaçe.
Në këtë mënyrë, përveç kësaj ata nuk e konsiderojnë atë, të qënit në rrezik të madh për kryerjen e një vetëvrasjeje.
Breivik doli në gjyq me akuzat për terrorizëm. Siç qëndrojnë gjërat, një vendim që do ta shpallte fajtor, do ta vendoste atë të kryente dënimin nën kujdes psikiatrik, në vend të një burgu.
Gjykata pritet të vendosë brenda javëve të ardhshme nëse do të marrë parasysh apo jo një vlerësim të ri psikiatrik.
Top Channel