BE ndalon importin e naftës nga Irani

05/01/2012 04:00

Shtetet anëtare të BE kanë rënë dakord në parim që të ndalojnë importin e naftës së papërpunuar nga Irani, për t’i bërë presion shtetit islamik mbi programin e tij bërthamor.

Ky veprim pritet të shpallet zyrtarisht në takimin e ministrave të jashtëm të BE në fund të janarit.

SHBA, e cila kohët e fundit vendosi sanksione të reja ndaj Iranit, përshëndeti lajmin.

Irani ka hedhur poshtë kërcënimin e sanksioneve të reja dhe mohon pretendimet perëndimore se është duke u përpjekur për të zhvilluar një program për armët bërthamore.

Teherani ka mohuar gjithashtu se niveli i ulët i monedhës vendase këtë javë, ishte e lidhur me masat ndëshkuese të SHBA-ve ndaj bankave iraniane.

Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare u rrit.

“Ne kemi një takim me Ministrat e jashtëm të BE, më 30 janar, dhe me këtë rast unë shpresoj se do të jemi në gjendje për të marrë një vendim mbi embargon e naftës dhe benzinës nga Irani”, tha ministri i jashtëm francez, Alain Juppe.

Të martën Franca kishte bërë thirrje për “sanksione më të rrepta” ndaj Iranit.

Megjithatë, edhe në qoftë se sanksionet do të miratohen në fund të muajit, mund të duhen disa muaj para se ato të implementohen.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA