Saleh anulon vizitën në SHBA

04/01/2012 17:55

Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh nuk do të shkojë në Shtetet e Bashkuara, sic kishte njoftuar një muaj më parë për trajtim mjekësor.

Lajmin e ka bërë të ditur një burim i afërt me presidentin, që citohet nga agjencitë kryesore ndërkombëtare.

“Ideja e vizitës së presidentit Saleh në Shtetet e Bashkuara nuk ka gjasa të realizohet”, ka deklaruar Al Janadi, figurë e nivelit të lartë në partinë e Saleh.

Zyrtari i lartë ka shtuar se vendimi është marrë pasi disa anëtarë të partisë i kërkuan presidentit të qëndronte në Jemen, për të garantuar zgjedhjet që do të mbahen në shkurt.

Jemeni vazhdon të jetë i tensionuar për shkak të kundërshtimit popullor të regjimit të presidentit Saleh, edhe pse ky është tërhequr.

Në fillim të dhjetorit situata u duk se do të qetësohej, pasi u emërua një qeveri e re e unitetit kombëtar, që zupozohej se do të nxirrte vendin nga kaosi ku është zhytur.

Por, në fund të muajit forcat e sigurisë qëlluan mbi një turmë demonstruesish duke vrarë 7 persona, bënë të ditur burime mjekësore lokale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA