Irlandë, Sinn Fein fal ushtarët që luftuan nazizmin

04/01/2012 18:05

Partia ultra-nacionaliste irlandeze, Sinn Fein, do të mbështesë një fushatë ku do të falen 5 mijë ushtarët irlandezë që luftuan përkrah Britanisë së Madhe kundër nazistëve gjermanë në Luftën e Dytë Botërore.

5 mijë ushtarët deri më sot quhen dezertorë pasi luftuan nën Kurorën e Mbretërisë së Bashkuar kundër Gjermanisë, që nga Sinn Fein në atë kohë konsiderohej si “popull mik” dhe “clirimtar”.

Ushtarët, luftuan gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore për Kurorën kundër nazistëve dhe mbrojtën interesat britanike në Europë. Disa prej tyre humbën jetën në zbarkimin e Normandisë në Francë dhe gjatë marshimit për në Berlin.

Por, megjithë kontributin që dhanë për clirimin e Europës dhe mbrojtjen e Britanisë së Madhe nga nazizmi, këtyre ushtarëve nuk iu njoh e drejta e pensionit dhe meritave të tjera të luftës dhe nga shumica e irlandezëve konsideroheshin si tradhëtarë ndërsa nga Kurora si “irlandezë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA