Siri, vëzhguesit e Ligës Arabe përgatisin raportin

03/01/2012 00:00

Tanket siriane janë tërhequr nga zonat rezidenciale, por snajperat e
ushtrisë janë ende një kërcënim serioz, ndërsa vrasjet vazhdojnë pa u
ndalur.

Kështu deklaroi kreu i Ligës Arabe Nabil el-Arabi, i cili konfirmoi pa as më të voglin dyshim se vrasjet vazhdojnë, por askush nuk ka te dhena të saktë. Ai gjithashtu tha se vëzhguesit sirianë janë kthyer nga disa prej zonave më të prekura nga dhuna në Siri dhe kanë nisur të hartojnë një raport paraprak, i cili pas disa ditësh do t’i paraqitet ligës arabe.

Sipas El-Arabi, Liga arabe do të vendosë veprimet e saj mbi këtë raport, ndërsa siguroi se nuk do të pritet fundi i misionit të vëzhguesve për të marrë masa.

Vëzhguesit e ligës arabe hynë në Siri javën e shkuar, ndërsa Kombet e bashkuara vlerësojnë se mbi 5000 njerëz kanë humbur jetën në këtë vend. Edhe gjatë misionit të vëzhguesve vrasjet nuk janë ndalur duke e bërë mjaft të qartë atë që po ndodh në vendin arab.

Por sipas qeverisë së presidentit Basahr al Assad, forcat e sigurisë po luftojnë kundër terroristëve të armatosur për të mbrotjur popullin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA