Një maqedonase 26-vjeçare u shndërrua në një makth për policinë kroate, pasi u kap nga radari duke udhëtuar në një rrugë pranë një qyteti me një shpejtësi që askush nuk e kishte arritur më parë në vend.
Ditën e dielë, gruaja me një patentë zvicerane dhe “Porsche” i saj u regjistruan duke ecur me 246 kilometra në orë, në një rrugë pranë qytetit të Nova Gradiska, në një zonë ku lejohej ecja deri me 90 kilometra në orë.
Megjithatë, besohet se e reja ka ecur edhe më shpejt përpara se të fotografohej, ndërsa ishte duke udhëtuar me mjetin në gjendje të tejkalojë edhe 300 kilometra në orë. Me asnjë mjet policie në gjendje që t’i vihej nga pas, ajo u ndalua vetëm kur ndeshi në trafik disa kilometra më tej.
Si rrjedhojë, 26-vjeçarja u gjobit me 7 mijë kuna kroate, rreth 930 euro dhe i ndalohet të drejtojë një mjet në rrugët kroate për 12 muajt e ardhshëm.
Top Channel