
Tashmë është 1 Janar, në Kiribati apo ishullin e Krishtlindjes në
Oqeanin Paqesor. Ishte i pari qe priti
vitin e ri 2012.
Por nder te paret festues ishin edhe Samoa dhe Tokelau, pasi kapercyen daten 30, duke i levizur akrepat 24 ore perpara. Kur ora shenoi mesnaten e dates 29 dhjetor, dy ishujt e paqesorit, kaluan tek data 31 Dhjetor. Samoa i shpalli vendimin ne Maj, nje perpjekje per te permiresuar marredheniet me partneret tregtare Australine dhe Zelanden e Re, ndersa Tokelau e percaktoi ne tetor. Turistet dhe banoret ne Samoa u gezuan per kete ndryshim, sepse do te jene nder te paret qe do te presin Vitin e Ri 2012 dhe jo te fundit.
Në të gjithë botën qindra mijëra njerez po festojnë ndërrimin e viteve. Por shirat e rrembyer dhe ererat e furishme në Zelanden e Re, prishen planet për të festuar jashte. Megjithate spektakli i fishekzjarreve ne Kullen e Okland nisi ne mesnate. Ne qytetin ëellington reshjet e shiut dhe ererat e forta u bene shkak per te anulluar spektaklin e fishekzjarrve. Kryeartikulli ne gazeten “Neë Zeland Herald” ishte: “Shirat e rrembyer te 2011, bezdisja e fundit”.
Parisi, Londra, Roma dhe shume kryeqytete te Europes, po presin kalimin e ketij viti qe solli shume dallge ne ekonomine e kontinentit te vjeter.
Ne Brazil, do te shohin fishekzjarret ne plazhet e Rio De Zhaneiros. Qindra mijëra do te mbushin “Tajms Skuer” ne Nju Jork per te pare uljen e topit gjigand, ne mesnate.
Per Japonine vitit 2011 ishte tragjik, u shenua nga cunami dhe termeti, qe i mori jeten 20 mije personave ne centralin berthamor te Fukushimas. Ne pjesen jugore te Filipineve, ne Kagajan de Oro njerezit ende po perpiqen te dalin nga pasojat e stuhise tropikale, qe i mori jeten 1200 personave.
Sekretari i Pergjithshem i Koheve te Bashkuara Ban Ki Mun qe nis mandatin e dyte diten e pare te 2012 tha se do te beje ceshte e mundur per te mbeshtetur levizjet drejt demokracise, sic ndodhi ne Pranveren Arabe.
Parashikimet e orakujve kineze per vitin 2012, e lidhin kete vit me oqeanet, cka perfaqesojne energjine dhe pastrimin e te keqijave. 2012 do te thote bujari, bamiresi, prandaj eshte koha te ndajme me të tjeret.
Top Channel