Disiplinën në varrimin e Kim Jong-il e vendosi…photoshop-i

30/12/2011 08:50

Funerali i liderit koreano-verior, Kim Jong-il u karakterizua nga një disiplinë dhe përpikmëri ushtarake dhe  ata ushtarë që dolën jashtë linjave të regjimentit, u eliminuan…në foto sigurisht.

Një foto e publikuar nga agjencia shtetërore koreano-veriore e lajmeve, e më pas publikuar nga agjencitë e tjera në Europë, ndryshon nga një foto tjetër që fikson thuajse të njëjtin moment të parakalimit të trupit të pajetë të “Liderit të dashur”, e të botuar nga agjencitë japoneze të lajmeve.

Në foton e publikuar nga agjencitë japoneze, përvec rreshtimit strikt të ushtarëve në bulevardin ku kalonte makina me trupin e pajetë të Kim Jong-il, shihet një grup ushtarësh të shkëputur nga regjimenti, pranë një kamere që po filmonte funeralin. Ndërkohë, në foton e marrë nga agjencia gjermane “European Pressphoto”, kamera dhe grupi i ushtarëve që qendrojnë pranë saj, janë zhdukur.

“European Pressphoto” ka marrë fotografinë nga agjencia shtetërore koreano-veriore, KCNA dhe kishte të drejtën e shpërndarjes së saj nëpër mediat e tjera. Por zbulimi i televizionit amerikan, ABC Neës se mbi foton ishte përdorur photoshop-i, detyroi agjencinë gjermane të mos lejonte publikimin e saj.

FOTO GALERI
1/1
Disiplinën në varrimin e Kim Jong-il e vendosi…Photoshop-i

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA