Brazil, Lula nis radioterapinë
30/12/2011 23:55
Ish-presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, do të nisë të mërkurën e ardhshme fazën e dytë të trajtimit kundër kancerit në fyt.
Lula i është nënshtruar me sukses tre sesioneve të kimioterapisë dhe tashmë do të nisë një fazë tjetër.
Të mërkurën do të nisë sesionet e radioterapisë që do të zgjasin 6-7 javë në spitalin siriano-libanez ku në 29 tetor iu diagnostikua kanceri.
Ish-kreu brazilian i shtetit mbylli kimioterapinë në 13 dhjetor.
Top Channel