Rusi, zjarr në nëndetësen bërthamore

29/12/2011 17:45

Një zjarr ka shpërthyer në një nëndetëse bërthamore ruse, e cila ishte duke u riparuar në një kantier detar pranë portit verior të Murmanskut, lajmëruan gjatë së enjtes burime zyrtare.

Ministria Ruse e Emergjencave deklaroi se asnjë rrjedhje bërthamore nuk është evidentuar, ndërsa asnjë nuk ka mbetur i plagosur. Megjithatë, mediat shprehen për një situatë “jashtëzakonisht shqetësuese”.

Nëndetësja bërthamore e quajtur “Yekaterinburg” ishte duke u riparuar, kur struktura e drunjtë që e mbante mori zjarr, i cili u përhap edhe në pjesët e tjera të anijes.

11 antarë të ekuipazhit ishin brenda nëndetëses në momentin e incidentit, por të gjithë kanë mundur të evakuohen pa probleme. Sipas mediave vendase, një helikopter është duke përpjekur të shuajë flakët nga ajri, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë mundësinë e fundosjes së qëllimshme të nëndetses, nëse tentativat për ta shuar do të dështojnë.

”Yekaterinburg” është një nëndetëse e llojit “Delta IV”, e ngjashme me fatkeqen “Kursk”, e cila u mbyt së bashku me më shumë se 100 antarë të ekuipazhit në vitin 2005.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA