Miratohet buxheti i Tiranës

29/12/2011 01:03

Me 29 vota pro dhe 25 kundër është miratuar projekt/buxheti i bashkisë së Tiranës për vitin 2012 me vlerë prej rreth 70 milionë dollarë.

Kryetari i bashkisë Lulzim Basha, pasi bëri një përmbledhje të projekt/buxhetit theskoi tre shtylla kryesore të tij.

“Zhvillimi ekonomik, përmirësimi i klimës për biznesin, cilësia e jetës me fokus në arsim, cështje sociale dhe strehim. Gjithashtu, investime për rrugë të reja dhe hapësira të gjelbërta. Për këtë kërkoj mbështetjen tuaj”, deklaroi Basha.

Këshilltarët socialistë kanë qenë kundër projekt/buxhetit duke akuzuar se ndër të tjera nuk është transparent dhe se invetsimet për qytetin janë reduktuar me rreth 10%.

“Në këtë këshill anashkalohet transparenca duke e sjellë dokumentacionin në një kohë të papërshtatshme. Asnjë nga njësitë nuk vuri në dispozicion dokumentacionin, ne jemi kundër moralit që fsheh të vërtetën, duke qenë se jemi kundër fshehjes së faktit”, deklaroi kryekëshilltari i PS, Aldrin Dalipi.

Gjithashtu, këshilltaret socialistë akuzuan se investimet janë përcaktuar në mënyrë selektive, sipas njësive të fituara nga PD.

“Në këtë buxhet keni bërë “copy/paste” buxhetin e mëparshëm. Keni akuzuar Ramën se buxhetin ia shpërndan stafit, por ju po e bëni këtë. Ky buxhet vetëm sa ka hequr investimet nga minibashkitë socialiste duke i cuar tek ato demokrate”, tha Gent Gazheli.

“Ka një përputhje të madhe mes standarteve që kërkojnë një buxhet të konsoliduar e të balancuar, konform Tiranës së qytetarëve krahasuar me Tiranën bunker”, replikoi këshilltari i PD, Ferdinand Poni.

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ka marrë miratimin me 29 vota edhe projekti për ndërtimin e të parit parkim publik nëntokësor, tek sheshi përpara stadiumit kombetar.

Projekti është votuar nga këshilltarët e mazhorancës, duke anashkaluar pikën e parë të ligjit për dhënine me koncesion, i cili kërkon 3/5 e votave për kalimin e truallit personave të tretë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA