Ish-diktatori i Argjentinës, gjenerali Reynaldo Bignone, u dënua të enjten me 15 vjet shtesë heqje lirie, për krime kundër njerëzimit dhe për burgosje klandestine të së paku disa qindra shtetasve.
Bignone ishte ndërkohë në burg duke vuajtur një dënim të mëparshëm 25-vjeçar. Ai drejtoi vendin e madh të Amerikës së Jugut nga qershori 1982 deri në rikthimin e demokracisë në dhjetor 1983.
Ndëshkimi erdhi pasi u zbuluan prova të panjohura të burgosjes ilegale të personave që kundërshtonin regjimin. Shumë prej të arrestuarve iu nënshtruan torturave çnjerëzore.
83-vjeçari Bignone ishte ndëshkuar në prill 2010 me 25 vjet heqje lirie për rrëmbimin dhe torturimin e 56 personave. Llogaritet që në periudhën e diktaturës në Argjentinë më shumë se 30 mijë persona, shumica e të cilëve intelektualë ose studentë, u luftuan dhe syrgjynosën nga sistemi diktatorial.
Top Channel