Viti i Ri gjen deficit Beratin

28/12/2011 08:00

Rreth 50 milionë lekë është vlera e deficitit buxhetor që Bashkia e Beratit mbart mbi kurriz për vitin e ri 2012.

Pa kaluar në zëra analitikë në këtë aspekt, kryetari i Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi, në një bashkëbisedim me gazetarët lokalë gjatë paradites së sotme, në prag të fundvitit, ka bërë një rezyme të punës të vitit që po lëmë pas dhe sfidat e vitit të ri 2012.

Sipas qytetarit të parë të Beratit, “rezultantja e vitit 2011 është fakti se nga pikëpamja financiare, Bashkia Berat është në kufijtë e mbijetesës dhe futet në vitin 2012 me një deficit dhe borxh të mbartur prej 50 milionë lekësh, ndërkohë që ky është një lajm i keq për shumë njësi të tjera në nivel rajonal e kombëtar, të cilat nuk kanë shlyer as pagat për disa muaj për punonjësit e administratës”.

Sipas kryetarit Nasufi, “kjo situatë parashikohet e përkeqësuar dhe për vitin 2012, ku janë limituar akordimet e fondeve nga Qeveria dhe është diktuar përdorimi i transfertës së pakushtëzuar 15% për fond page, ndërkohë që barrës për mbajtjen e Qendrave Sociale për PAK, për konviktet, për funksionet e reja, për rritjen e pagave, për mbikëqyrjet e punimeve, i shtohet edhe subvencionimi 100 për qind si aksioner i vetëm i SHA FK Tomorri vetëm nga Bashkia Berat.

Nasufit ka theksuar se, “është pikërisht kjo arsyeja që në administratën e bashkisë dhe ndërmarrjet dhe institucionet e vartësisë ka shkurtime me rreth 50 punonjës që nga data 1 janar 2012”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA