Aplikacionet që të lejojnë tu tregosh miqve të tu në Facebook apo Twitter se ku ndodhesh po rriten gjithmonë e më shumë në sasi dhe cilësi. Rrjedhimisht po rritet gjithmonë e më shumë edhe përdorimi i tyre nga fansat e këtyre rrjeteve shoqërore.
Duket se aeroportet janë vendet ku njerëzit përdorin më shumë këto aplikacione për arsye se kanë më shumë kohë të lirë për tu marrë me vogëlsira si pasojë e pritjeve të fluturimeve dhe për arsye se udhëtimet të bëjnë më interesant.
Të dhënat ditore të Facebook Places tregojnë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në krye me 750 mijë regjistrime në ditë. Ndjek Britania e Madhe me 100 mijë dhe më pas Gjermania, Suedia dhe Italia.
Vendi me numrin më të madh të rezultateve është aeroporti ndërkombëtar i Los Angeles, i ndjekur nga aeroportet e Atlanta, Chicago dhe San Francisko. Vetëm në vend të 16 aeroporti i Amsterdamit (Hollandë). Pra, për momentin ky është një fenomen i përhapur më shumë në SHBA, por pritet që të përfshijë gjerësisht edhe Europën.
Ja 10 vendet me më shumë regjistrime në Facebook:
1. Los Angeles International Airport
2. Hartsfield-Jackson Atlanta International Airport
3. Chicago O’Hare International Airport
4. San Francisco International Airport
5. Dallas/Fort Worth International Airport
6. Denver International Airport
7. Sydney Airport (Australi)
8. Phoenix Sky Harbor International Airport
9. McCarran International Airport
10.Suvarnabhumi International Airport (Bangkok)
Top Channel