Një çift bashkëshortësh rusë i shpëtuan për pak vdekjes kur pjesa e një sateliti rus ra mbi shtëpinë e tij në një qytezë në Siberi, e cila për ironi të fatit, ndodhej në rrugën e quajtur “Rruga e Kozmonautit”.
Pasi lëshimi i satelitit dështoi pas nisjes, pjesa më e madhe se satelitit “Meridian” u dogj në kontakt me gazrat e atmosfererës, por një pjesë ra në krahinën e Novosibirskut, në një qytezë të Ordinskut.
Sateliti i lëshuar të premten nuk mund të hynte në hapësirë pasi raketa Soyuz që e shoqëronte pësoi një defekt. Ky ishte i disati dështim i programit hapësinor rus gjatë vitit dhe rriti presionin dhe kritikat mbi Agjensinë Hapësinore Ruse.
”Një objekt sferik, me një diametër rreth 50 centimetra, u përplas në çatinë e një banese në Vagaitsevo, duke shkatërruar pjesën më të madhe të saj, por për fat të mirë, banorët ndodheshin në pjesën e paprekur”, shkruhej në një komunikatë zyrtare të policisë.
Pronari i shtëpisë, Andrei Krivoruchenko, deklaroi: “Isha në shtëpi, kur dëgjova një shpërthim dhe pashë banesën time pjesërisht të shkatërruar. Në rënoja gjeta këtë sferë, por nuk po arrijatë kuptoja se çfarë kishte ndodhur”.
Pasi autoritetet mbërrin në “Rrugën e Kozmonautit”, verifikuan se pjesa i takonte pikërisht satelitit të dëmtuar pak ditë më parë disa minuta pas shkëputjes nga toka.
Top Channel