Fëmijët që kanë një marrëdhënie jo të mirë me mamanë e tyre kur janë të vegjël janë më të prirur për t’u bërë obezë. Sipas një studimi, ata që kanë probleme në marrëdhënien e tyre me nënën janë të rrezikuar nga mbipesha kur të arrijnë moshën 15-vjeçare.

Kërkuesit amerikanë morën në vëzhgim rreth 1 mijë fëmijë së bashku me nënat e tyre dhe përcaktuan ngrohtësinë e marrëdhënies. Kur arritën moshën 15 vjeç, 26.1% e fëmijëve që kishin një marrëdhënie të ftohtë me personin që i ka sjellë në jetë ishin obezë.

“Obeziteti i fëmijëve nuk ka lidhje vetëm me ushqimin që kanë konsumuar gjatë rritjes, por edhe me lidhjen që kanë me nënën. Marrëdhënia fëmijë-nënë është e rëndësishme sepse një lidhje e fortë heq stresin tek i vogli dhe largon rrezikun e mbipeshës në moshën e adoleshencës”, shprehet Sarah Anderson, e universitetit të Ohajos (SHBA).

“Sa më pak stres të ketë një fëmijë, aq më mirë do të flejë dhe aq më shëndetshëm do të hajë. Gjumi dhe ushqimi janë faktorë që lidhen direkt me obezitetin”, shtoi Anderson.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA