Qentë në pasarelë
26/12/2011 10:25
Janë të veshur me veshjet e fundit, me këpucë të modës dhe me flokët e rregulluara. Duket si përshkrimi i një pasarele si gjithë të tjerat, vetëm se në këtë rast modelët janë qentë kinezë.
Kjo paradë është mbajtur të dielën në Nanjing dhe ngjyra mbizotëruese ishte e kuqja, duke u përshtatur edhe me atmosferën festive.
Qenve nuk u mungonin as çantat dhe aksesorë të tjerë. Në fund të pasarelës u dha edhe një çmim që shkoi për qenin me pulovër rozë, çorape leshi të kuqe dhe me një kosh ku ndodheshin trëndafila të kuq.
Veshja e qenve është një biznes i madh në Kinë sepse pronarët e tyre mundohen të tërheqin vëmendjen në publik me paraqitjen e kafshëve shtëpiake.
Top Channel