Gazetaria nuk mund të quhet një profesion i rrezikshëm, por në shumë vende të botës reporterëve u rrezikohet seriozisht jeta. Në vitin 2011, 66 gazetarë janë vrarë (16% më shumë se në vitin 2010), 1044 janë arrestuar dhe 1959 të tjerë janë dhunuar fizikisht ose janë kërcënuar.
“Gazetarët Pa Kufij” ka stiluar listën e 10 vendeve më të rrezikshme për mediat, ku gazetarët janë më të ekspozuar ndaj dhunës e liria e medias nuk respektohet.
Ja lista: Manama (Bahrein), Abixhan (Bregu i Fildishtë), Kairo (Egjipt),Manila (Ishujt Filipine), Misurata (Libia), Veracruz (Meksikë) Khuzdar (Pakistan), Deraa, Homs e Damask (Siri), Mogadisho (Somali) dhe Sanaa (Jemen).
Në vitin 2011 llogaritet sa kanë qenë 499 media të censuruara, 71 gazetarë të grabitur dhe 73 ata që janë detyruar të lënë vendin e tyre.
Pakistani është vendi ku kanë vdekur më shumë gazetarë (10), ndërsa Kina, Eritrea dhe India janë “burgjet” më të mëdha të reporterëve.
Top Channel