Gjendje kritike për efektivin e policisë

25/12/2011 00:00

Efektivi i policisë që u qëllua me armë zjarri të shtunën në kryeqytet, Naim Hyska, ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak.

46-vjeçari, efektiv i Policisë Rrugore, u godit me plumb në kokë tek “21 Dhjetori” në automjetin e tij personal, ku ndodhej bashkë me të birin 12-vjeçar, i cili ishte dëshmitari i kësaj ngjarjeje. I mituri, për shkak të tronditjes së madhe po mbahet nën kujdesin e psikologëve.

Policia nisi hetimin për ngjarjen dhe në bazë të dëshmive të kalimtarëve ka mbledhur të dhëna për autorin.

Hetimet janë shtrirë edhe në pistën e detyrës, por edhe në pistat e konflikteve të tjera, ndërkohë që policia ka marrë në mbrojtje familjarët e kolegut të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA