Tiranë, plagoset polici rrugor
24/12/2011 19:10
Një polic i qarkullimit rrugor është qëlluar të shtunën pasdite me armë zjarri ndërsa ndodhej në zonën e 21 Dhjetorit, në Tiranë.
Ngjarja ndodhi në një moment që rruga ishte plot me kalimtarë dhe me mjete.
Personat që e qëlluan janë larguar me shpejtësi, ndërsa polici i plagosur është dërguar me urgjencë në spital në gjendje kritike për jetën.
Kanë nisur hetimet dhe ndjekja e autorëve të ngjarjes në bazë edhe të dëshmive të dhëna nga ata që panë se si ndodhi atentati.
Top Channel