Një top metalik ra nga qielli e u përplas më parë gjatë muajit në shkretëtirën e Namibisë (në Afrikë), ndërsa asnjë ekspert nuk është në gjendje të kuptojë se çfarë është.
Sfera enigmatike peshon rreth katër kilogramë, është ndërtuar me një metal të panjohur dhe duket sikur në të vërtetë, është formuar nga bashkimi i dy pjesëve.
Në momentin e impaktit me tokën, topi metalik formoi një krater prej katër metrash të gjerë dhe 40 centimetrash të thellë. Fakti që nuk u shpërbë në kontakt me atmosferën provon se sfera është e përbërë nga një metal tepër rezistent.
Sipas banorëve vendas, përpara se sfera të përpasej në shkretëtirë, ishin dëgjuar një seri shpërthimesh enigmatike.
Pas publikimit të lajmit, në internet nisën të qarkullojnë menjëherë spekulime për një kontakt me jetën jashtëtokësore. Megjithatë, ekspertët thonë se fare mirë, sfera mund të jetë pjesë e një sateliti gjerman, i cili pësoi defekt dhe u përplas në Tokë një muaj më parë.
Sidoqoftë, ata që mbështesin versionin e dytë, nuk janë në gjendje të identifikojnë se për çfarë shërbente pajisja në satelit dhe se ku ishte e vendosur ajo në të.
Top Channel