Vrasja që tronditi Greqinë, dy në pranga

22/12/2011 17:40

Policia greke ka arrestuar dy persona  të dyshuar si ekzekutorët dhe urdhëruesit e masakrës në Kallamatë të Greqise, ku u gjetën të vrarë, Filim Mesaja dhe i biri i tij dy-vjecar, Olgert.

Sipas burimeve policore, ekzekutori i dy viktimave është një shtetas shqiptar, i arrestuar dy ditë më parë në Athinë dhe urdhëruesi i masakrës, një shtetas grek, Vasilis Varelas, një ndër personat me aktivitet të gjatë kriminal në Greqi.

Varelas njihet si një ndër kriminelët më të ashpër në Greqi, ku midis të tjerash, është akuzuar për vrasje dhe trafik të lëndëve narkotike.

Ndonëse ende nuk ka pranuar autorësinë në krim, policia thotë se është autori i ngjarjes, shtetasi shqiptar që ka pohuar se ka ekzekutuar viktimat pas një urdhëri të marrë prej Varelas dhe vëllai i tij, i cili është shpallur në kërkim.

Policia thotë se shkak i ekzekutimit të, Filim Mesajës dhe djalit të tij, kanë lidhje me ndonjë afer të prishur midis tyre, pasi viktima Mesaja nuk rezultoi të ishte përfshirë në aktivitete kriminale.

Hetimet vazhdojnë dhe në ditët në vijim prite të dalin hollësi të mëtejshme për ngjarjen makabre.

Ngjarja

Janë gjendur të ekzekutuar nga persona të panjohur babai shqiptar dhe fëmija e tij 2 vjeç. Ngjarja shokuese ka ndodhur në Kallamata të Greqisë.

Sipas policisë lokale, ka qenë një banor i zonës që njoftoi policinë se një automjet i markës Mercedes ka rënë në një kanal dhe në brendësi të tij ndodhen dy vetë.

E mbërritur menjëherë në vendngjarje, policia ka gjetur fëmijën 2-vjeçar të therur me thikë dhe të atin 35-vjeçar me një plumb në kokë. Polica thotë se ekzekutorët kanë ekzekutuar fillimisht 35-vjeçarin dhe për të zhdukur çdo gjurmë kanë ekzekutuar me gjakftohtësi edhe vogëlushin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA