Tiranë, vjedhjet problematike

22/12/2011 20:20

Zbulueshmëria e lartë e krimit të vrasjes në Tirane, me 87% dhe ajo e niveleve më të ulta të krimit të vjedhjeve të automjeteve, me vetëm 21%, ishin dy skajet e analizës së Drejtorisë se Policisë së Qarkut Tiranë.

Kreu i policise së kryeqytetit, Sajmir Muça, u shpreh se në vitin 2011, në Tirane u evidentuan 6 236 vepra penale, ku u zbuluan 84% e këtyre krimeve. Ai tha se krimi më i rëndë, ai i vrasjes, u regjistrua 24 herë, nga të cilat autorët nuk janë zbuluar në tre raste.

”Të ndara në vepra penale, u regjistruan, 24 vrasje me dashje, nga të cilat u zbuluan 21 ose 87%. Evidentohet një vrasje më shumë se viti i shkuar, ndërsa forca zbuluese është rritur me 13,5%”.

Por, ajo qe ra ne sy ne raportin e kryepolicit te kryeqytetit jane vjedhjet e automjeteve dhe ato te banesave.

”Ndodhën 358 vjedhje automjetesh dhe u zbuluan 75 raste, ose 20,9%. Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2010-s janë evidentuar 63 raste më shumë, ndërsa forca zbuluese është rritur me 11%. Kanë ndodhur 224 vjedhje banesash, nga të cilat janë zbuluar 142, ose 58,1% e tyre. Pavarësisht rritjes së zbulueshmërisë, këto vepra penale mbeten problematike në Qarkun e Tiranës. Në të ardhmen do të kërkohet më shumë punë e profesionalizëm për të realizuar pritshmëritë e qytetarëve të Tiranës”.

Ndërsa aksidentet me pasojë vdekjen në Qarkun e Tiranës, shënoi shifrat 17, një më pak se viti i kaluar, ndërsa ndodhën 35 aksidente më pak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA