Një kompani kompiuterike në Hungari zbuloi statujën e parë prej bronxi të themeluesit të ndjerë të “Apple”, Steve Jobs.
56-vjeçari që ka sjellë risi të shumta në botën e teknologjisë u nda nga jeta më parë gjatë vitit pas një beteje të gjatë me një tumor në pankreas dhe “Graphisoft” vendosi ta nderojë për gjithçka që ai ka bërë duke i kushtuar memorialin.
Sipas kompanisë hungareze, ajo ka patur kontakte dhe është këshilluar nga Jobs që në themelimin e saj në vitet 1980, kur teknologjia kompiuterike ishte tërësisht e panjohur në Hungarinë e atëhershme komuniste.
””Apple” na ndihmoi me para dhe me ekspertë, në një kohë kur “Grapihisoft” ishte vetëm një kompani e vogël dhe me burime të kufizuara, e cila punonte në një klimë shumë të vështirë politike, në regjimin e atëhershëm komunist. Jobs është një prej personaliteteve më të mëdha të kohës moderne”, deklaroi një drejtues i firmës, në përurimin e statujës përpara punonjësve.
Top Channel