Aksident në Lushnje, humb jetën kalimtari
22/12/2011 18:20
Një kalimtar humbi jetën pasditen e së enjtes, pasi u godit nga një makinë në lëvizje në aksin Fier-Lushnje.
Arjan Shala ishte duke ecur buzë rrugës, në afërsi të fshatit Vajkan, kur u godit nga mjeti dhe humbi jetën në vendngjarje.
Nuk janë ende të qarta shkaqet e aksidentit, por policia e Lushnjes ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e makinës.
Në orët e para të së enjtes, një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një shtetasje 50-vjeçare ndodhi në aksin Bulqizë-Peshkopi, kur drejtuesi i një mjeti humbi kontrollin e tij pasi makina shkau jashtë rruge nga ngrica.
Top Channel