Priste binjakë… lind një djalë me dy kokë

21/12/2011 17:40

Një grua braziliane, e cila priste të lindte binjakë, mbeti e shokuar kur në fakt, lindi vetëm një djalë me dy kokë.

Gjatë shtatzanisë, ekografia kishte nxjerrë prezencën e dy fëmijëve pasi kishte parë dy kokë, duke përjashtuar mundësinë jashtëzakonisht të rrallë të çrregullimit gjenetik.

Një besimtare katolike, Maria de Nazare vendosi të emërtojë dy fëmijët Emanoel dhe Jesus. Në fakt, ndonëse ndajnë të njëjtin trup dhe të njëjtët organe, të dy kokat përfaqësojnë dy njerëz të ndryshëm, pasi secila prej kokave funksion me një tru të vetin.

Në ditët e para të jetës, nëna ka qenë në gjendje që të ushqejë me qumësht gjiri foshnjet, secilën me njërin gji.

Ndonëse fëmijët janë konsideruar si plotësisht të shëndetshëm, nëna 25-vjeçare është paralajmëruar se me rritjen mund të lindin ndërlikime të paparashikuara.

Ndarja nga trupi i njërës prej kokave është i pamundur, pasi një ndërhyrje e tillë do të sillte vdekjen e të dy foshnjeve. Në fakt, ata kanë secili trurin dhe shtyllën e tyre kurrizore, por ndajnë zemrën, mëlçinë, mushkëritë, aparatin tretës si dhe kanë vetëm një aparat riprodhues.

Ndonëse gjenetikisht mundësia e lindjes së binjakëve siamezë llogaritet një në një miliardë, kjo është hera e dytë që në Brazil lind një “monstër” e tillë brenda këtij viti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA