Pasioni për pijen është ngjitës tek çiftet

21/12/2011 13:40

Një studim i Dalhousie University ka zbuluar se alkoolizmi është ngjitës njësoj si gripi.

Psikologët kanë studiuar 208 çifte të cilët kishin të paktën dy vite së bashku. Në një komunikatë të universitetit shkruhet se “prirja për t’u dehur deri sa nuk mban më (binge drinking) transmetohet nga njëri pjesëtar i çiftit tek tjetri”.

“Rezultatet e këtij studimi tregojnë se tek çiftet e reja, meshkujt dhe femrat e fusin partnerin e tyre në rrugën e pijes”, thekson udhëheqësja e këtij studimi, Aislin Mushquash.

Sipas profesorit Simon Sherry “duhet të këmi kujdes në përzgjedhjen e partnerit/partneres sepse ndikimi i tij/saj është shumë më i madh nga ç’mendojmë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA