Lezhë, e përplas makina, vdes 77-vjecarja

21/12/2011 18:25

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së mërkurës në aksin Lezhë-Manati, ku për pasojë ka gjetur vdekjen një grua 77-vjecare.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave shtetësja Dila Palmarku është përplasur nga një automjet teksa përpiqej të kalonte rrugën.

Burimet shtojnë më tej se drejtuesi i automjetit, i cili po udhëtonte me shpejtësi të lartë, është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në fillim të javës në vend u regjistruan dy aksidente rrugore me pasojë vdekjen, njëri në aksin Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur Mirakë, ku një mjeti tip “Benz” me targa të Elbasanit u përpals me një fuoristradë.

Si pasojë e përplasjes së mjeteve mbeti i vdekur në vend shtetasi Ibrahim Shabani, 38 vjec, i cili ishte pasagjer në mjetin me targa të Elbasanit.

Ndërkaq, të plagosur mbetën dy drejtuesit e mjeteve, Aleksander Buda dhe Petrit Qosja, si dhe tre pasagjerët që udhëtonin në mjetin tip fuoristradë, Sokol Qosja, Elvis Kraja dhe Fatjon Boshnjaku.

Nga mbikëqyrjet e kryera në vendin e ngjarjes nga shërbimet policore ka rezultuar se lagështira në rrugë ka qenë stimuluese në aksident.

Po ditën e hënë, gjatë orëve të pasdites, një tjetër aksident i rëndë ndodhi përgjatë aksit Korcë-Ersekë, ku një mjet doli nga rruga duke shkaktuar një viktimë dhe një të plagosur.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi Klodian Dauti, 31 vjec, humbi jetën si pasojë e goditjes, ndërsa 32-vjecari Hysni Nuredini, i cili ishte duke udhëtuar me të njëjtin mjet, u shoqërua për në spitalin rajonal të Korcës në gjendje kritike për jetën.

Policia shkoi në vendngjarje për të hetuar rrethanat dhe shkaqet që mund të kenë shkaktuar aksidentin, por edhe këtu rezultoi se rrëshqitja kishte ardhur si pasojë e lagështirës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA