Miratohet kredia 4.5 miliardëshe e KESH

20/12/2011 20:15

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë miratoi aktin normativ përmes të cilit qeveria autorizon KESH-in që të marrë 4.5 miliardë lekë kredi urgjente kundrejt garancive të buxhetit.

Pas kërkesave të deputetëve të opozitës Ministria e Financave zbuloi se aktualisht KESH ka mbi 105 milionë euro kredi në banka, të marra  të gjitha si ovërdrafte, shumica e të cilave me interesa të larta tregu.

Për opozitën ky fakt është treguesi më i qartë, që dëshmon se KESH është e rrënuar financiarisht. Akti normativ, që i miratuar e rrit borxhin publik të vendit në 59.3 për qind të Prodhimit Kombëtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA