“Ajo që ndodhi ishte tronditëse”, Rama për Spitalin Onkologjik: Për herë të parë kemi fond për barnat, s’do ketë më mungesa Në 1-vjetorin e liberalizimit të vizave, ministri i Brendshëm Bujar Nishani u thirr për një seancë dëgjimore në komisionin parlamentar të integrimit.
Kreu i këtij komisioni, Ditmir Bushati, bazuar në një raport të FRONTEX-it, agjencisë së Bashkimit Europian për mbrotjen e kufijve, u shpreh se, shqiptarët renditen si numri dy në botë që udhëtojnë me dokumenta të falsifikuara në Europë.
“Natyrisht, unë nuk ndihem mirë që Shqipëria renditet e dyta në raportin e FRONTEX, pas Ukrainës, përsa i përket përdorimit të dokumenteve të falsifikuara gjatë udhëtimit”, deklaroi Bushati.
Ministri i Brendshëm iu përgjigj këtij raporti duke bërë të ditur se, bëhet fjalë për shqiptarët që përdorin dokumenta të huaja të falsifikuara, dhe jo ato që lëshon shteti shqiptar.
“Është një raport për shqiptarët që kanë udhëtuar për vite të tëra në vendet e BE. Bëhet fjalë për shqiptarë të vjetër, që jetojnë në Itali apo Greqi prej 10 apo 20 vjetësh”, u përgjigj Nishani.
Një tjetër deputet i opozitës, Taulant Balla, duke iu referuar falsifikimit të pasaportave biometrike dhe kartave të identitetit, u shpreh se prokuroria ka nisur hetime për grupe që falsifikojnë këto mjete identifikimi për shumën 5 mijë euro.
Balla tha se opozita kishte kërkuar prej kohësh që policia të ishte pjesë e identifikimit të aplikantëve, gjë të cilën ministri i Brendshëm e bëri me një urdhër të brendshëm në muajin nëntor të këtij viti.
“Përjashtimi i Policisë së Shtetit nga procesi i pajisjes me pasaporta biometrike ka krijuar një rrezikshmëri të rënies së pasaportës në duar të pasigurta”, deklaroi Balla.
Nga ana e tij, Nishani nuk mohoi që punonjës të firmës së prodhimit të pasaportave u përfshinë në afera korruptive.
“Ka pasur raste, me vullnet të tyre janë përfshirë në veprimtari kriminale, duke dhënë të dhëna të rreme për qytetarë të caktuar, që kanë shkuar të tërheqin dokumentin e falsifikuar”, theksoi Nishani.
Deputetët e opozitës akuzuan për mosgoditje ndaj krimit, si edhe korrupsionit në vecanti. Kjo pikë shkaktoi edhe debate kur seancës po i vinte fundi.
“Ne jemi dhe do jemi në vështirësi përsa kohë do kemi probleme që duhet t’i afrontojmë. Janë probleme që kemi filluar të afrontojmë që prej vitit 2005”, iu përgjigj Nishani deputetëve.
Kërkesës për bashkëpunim për të luftuar fenomenin e gjakmarrjes, e bërë nga deputeti Gramoz Ruci, i cili e konsideroi si një shqetësim real për shoqërinë shqiptare, ministri i Brendshëm e cilësoi si një fryrje raportesh të individëve apo shoqatave të caktuara për të përfituar projekte prej mijëra eurosh, pavarësisht se pranoi ekzistencën e fenomenit.
Top Channel