10 zbulimet shkencore të 2011-s

19/12/2011 21:00

Revista shkencore “Science” rendit 10 zbulimet më të mëdha shkencore për vitin që është duke u mbyllur.

 

Zbulimi i neutrineve, që kanë një shpejtësi më të madhe se drita,
gjurmët e ujit në Mars, gjetja e “grimcës së Zotit”, padyshim që do të
mbeten si zbulimet më të mëdha të kryera nga shkenca për këtë vit:

1)    Thyhet miti se drita ka shpejtësinë më të madhe. Në dy eksperimente të CERN-it, në Zvicër, u provua se grimca, e quajtur neutrin, është në gjendje të lëvize me 6 kilometër për sekondë më shpejt se sa drita.

2)    Zbulimi i “grimcës së Zotit”, e ashtuquajtura grimca e përbërëse e gjithë universit, gjithë ekzistencës sonë. Sërish zbulim i shkenctarëve të CERN.

3)    Në një studim të publikuar në muajin korrik, provohet se ndjekja e një terapie kundër HIV/AIDS menjëherë pas infektimit, ul me 96 përqind mundësitë për transmetim të virusit nëpërmjet rrugëve seksuale.

4)    Një grup antropologësh dhe biologësh arritën në përfundimin se mes Sapiens (njeriu) dhe Neandertalëve ka patur shkëmbim materialesh gjenetike. Përfundimi: mes dy llojëve ka patur marrëdhënie seksuale.

5)    300 atome të anti-materies (anti-hidrogjen) izolohen për 1 mijë sekonda. Rekord i mbajtjes nën kontroll të kësaj lëndë tepër shpërthyese. Sërish zbulim i CERN në Zvicër.

6)    Identifikohet zona se ku është zbutur qeni i parë. Ajo është në jug të lumit Jangtze në Kinë.

7)    Zbulohet planeti i parë jashtë sistemit tonë diellor me temperatura e kushte të tjera atmosferike njësoj si Toka i quajtur Kepler-22. Problemi: është 600 mijë vite dritë larg.

8)    Mikrobet luajnë një rol kryesor në dëmtimin e arterieve dhe cojnë një një sërë problemesh kardiovaskulare.

9)    Ajo që nga shkencëtarët dhe studiues të shumtë quhet “unaza që i mungon zinxhirit të evolucionit njerëzor” daton që para 1.997.000 vjetësh dhe i përket llojit Australopithecus dhe Homo.

10)    Verifikohen se në Mars dikur ka patur ujë në formë të lëngshme. Një sërë studimesh të NASA-s dhe agjencive të tjera hapësinore gjatë këtij viti, kanë arritur në të njëjtin përfundim; në Mars ka patur ujë. Të gjitha këto studime hedhin hipotezat se në planetin e kuq ka ende ujë, por është në formë të ngrirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA