Topalli, ne mbledhjen e Komisionit të Venecias

17/12/2011 00:00

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, me ftesë te Presidentit te
Komisionit të Venecias, Xhani Bukikjo mori pjesë në sesionin e radhës së
këtij Komisioni, ku ndër të tjera u diskutua dhe u miratua opinioni i
Komisionit për Shqipërine.

Ajo shoqërohej nga bashkëkryetarët e komisionit ad hoc për Reformën Zgjedhore, deputetët Ilir Rusmali dhe Damian Gjiknuri.

Sipas nje njoftimi per shtyp te zyres se Kuvendit, Topalli bëri një paraqitje të shkurtër të zhvillimeve më të fundit të Reformës Zgjedhore që ka ndërmarrë Kuvendi dhe i njohu anëtarët me ngritjen dhe fillimin e punës nga komisioni ad hoc i reformës zgjedhore. Duke u ndalur në opinionin e paraqitur nga ekspertët e Komisionit të Venecias zonja Jozefina Topalli theksoi se “ky opinion përbën një dokument ligjor profesional dhe autoritativ dhe shërben si plan pune në zbatimin e rekomandimeve për zgjedhjet”.

Në mënyrë të vecantë ajo vlerësoi përqasjen e bërë në këtë opinion lidhur me votat e hedhura jo në kutitë e duhura.

Presidenti Bukikjo vlerësoi hapat e ndërmarrë nga Kuvendi i Shqipërisë dhe shprehu gadishmërinë për të vijuar më tej bashkëpunimin.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta