Tepelenë, aksident, një e vdekur, dy të plagosur
17/12/2011 19:05
Një grua humbi jetën sot në Tepelenë dhe bashkëshorti saj dhe drejtuesi një automjeti janë plagosur shumë rëndë nga një aksident rrugor.
Viktima është Arta Prendi nga Shkodra, nënshtetase amerikane e cila udhëtonte me bashkëshortin e saj Nush Prendi dhe shtetasin Sokol Lepja nga Shkodra.
Ata udhëtonin me një mjet me targa greke kur në vendin e quajtur Kthesa e Luftinjës në aksin Tepelenë-Krahs, kanë goditur nga pas një trajler. Për pasoje mjeti tyre është futur poshtë trajlerit të ngarkuar me materiale ndërtimi.
Dy persona u plagosën shumë rëndë ndërsa gruaja që udhëtonte me ta humbi jetën në vend.
Dy të plagosurit pas marrjes së mjekimit në spitalin e Tepelenës janë jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel