Japoni, del në treg “PlayStation Vita”

17/12/2011 11:10

Kompania “Sony” ka lancuar modelin e ri “PlayStation Vita” në Japoni, duke hapur betejën e pazareve të fundvitit me rivalin “Nintendo” dhe modelin e tij 3DS.

Deri në orën 7 të mëngjesit, mbi 100 të apasionuar janë tharë së ftohti duke pritur me durim hapjen e Tsutaya Store, një zinxhir dyqanesh me libra, filma, muzikë dhe produkte të vogla elektronike, në lagjen Shibuja në qendër të Tokios.

Një skenar i ngjashëm është regjistruar edhe në Akihabara, në zinxhirin e dyqaneve Electric City, ku disa qindra të apasionuar kanë provuar trashëgimtarin e modelit “PlayStation Pocket”, i pajisur me funksione të avancuara.

Një nga dy modelet e reja ofrohet me cmimin 29.980 jen, rreth 300 dollarë, me lidhje interneti dhe rrjet wi-fi. Platforma “Vita”, e lancuar bashkë me 24 lojra të reja posacërisht për të, ka një ekran organik prej 5 polësh që emeton dritë dhe është i pajisur me një touch screen.

Platforma e vogël mund edhe të përdoret për të riprodhuar muzikë dhe video, përvecse funksionon në mënyrë të përsosur edhe si aparat fotografik. “PlayStation Vita” do të debutojë në tregun e Evropës dhe në atë të Shteteve të Bashkuara vitin e ardhshëm, më 22 shkurt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA