Nisja nga puna e Komisionit për Reformën Zgjedhore përfshi mospasjen e
asnjë sinjali deri më tani, për ndryshimin e sistemit zgjedhor ka vënë
në lëvizje partitë e majta pjesë e koalicionit me PS-ne.
“Partia Socialdemokrate prej kohësh ka qenë prej kohësh për bashkime brenda të majtës për një koordinim sa më të mirë veprimeve të partive opozitare, të majta dhe për institucionalizimin e këtyre bashkimeve.Jemi në kontakt dhe kemi punuar vazhdimisht që ky bashkëpunim të jetë sa më i mirë”, thotë kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi.
Kurse Petro Koci i PSV 91 shprehet: “Eshtë një projekt për të bashkuar veprimin organizativ sidomoas eloktoral jo vetëm të tre partive tona PSV,PSD dhe PDS por edhe të ndonjë partie tjetër në mënyrë që koalicioni ku ne bëjmë pjesë që drejtohet nga PS të jetë më efektiv në tregun politik.
Ndërkohë kreu i PDS-se, PAskaj Milo thotë se është vetëm një ide që ka filluar të diskutohet se si mund të maksimalizojmë votën në zgjedhjet e ardhëshme.
Nga jugu i Shqipërisë ku ndodhet në një tur takimesh me drejtuesit e degëve të PDS Paskal Milo paralajmëron një dalje nga koalicioni me PS nëse nuk do të shkohet per një sistemi me korrektim kombëar.
“Nëse nuk do të ketë ndryshime të kodit zgjedhor ne do të jemi të prirur të ndërtojmë një formacion të përbashkët elektoral vec nga PS. Por nëse do të bëhet elementi korrektimit kombëtar dhe do të ketë garanci për numërimin e votave ne do të shkojmë në një koalicion të përbashkët me PS”, tha Milo.
Ndërsa Koci dhe Gjinushi për momentin thonë se bashkimi i partive të tyre për shtimin e efikasitet gjatë betejës së ardhëshme elektorale do të zhvillohet brënda koalicionit me PS.
Top Channel