Vajza më e shkurtër e planetit

16/12/2011 14:30

Një studente indiane u konfirmua të premten si vajza më e shkurtër e planetit nga libri i rekordeve “Guinnes”.

18-vjeçares Jyoti Amge, nga India, iu dorëzua titulli nga një përfaqësues i “Guinnes”, pas matjes që konfirmoi se ajo ishte vetëm 62,8 centimetra e gjatë, shtatë centimetra se mbajtësja e mëparshme e rekordit, amerikania Bridgette Jordan.

Banorja e qytetit Nagpur, Amge vuan nga një sëmundje e quajtur ahondroplasia, një formë e nanizmit dhe nuk pritet të rritet më tej. Megjithatë, ajo është një centimetër më e gjatë se vajza më e shkurtër në histori, holandezja Pauline Musters, e cila jetoi në periudhën e viteve 1876-95.

Amges iu dorëzua një çertifikatë për rekordin e saj, së bashku me një shumë simbole për rekordin e thyer në mënyrë të pavullnetshme. Në fjalën e saj, Jyoti theksoi se ëndrra e saj më e madhe është që të bëhet aktore.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA