Rama: Berisha mashtron me rrugën

16/12/2011 00:00

Në përfundim të mbledhjes së kryesisë, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Berisha në takimin me studentët kosovarë, ku ai u shpreh se kreu i opozitës ka dalë kundra “Rrugës së Kombit”, madje së bashku me disa segmente kërkuan pengimin e ndërtimit të saj.

“U informova se Saliu ka rishprehur sot qëndrimin e tij për rrugën. E sfidoj të provojë me një dokument të vetëm që unë apo cilido nga përfaqësuesit e PS të jetë shprehur kundër rrugës së kombit si projekt. Ndërkohë që ne i përsërisim se me rrugën e kombit keni grabitur fondet e taksapaguesve shqiptarë”, tha Rama.

Nga selia rozë Rama ka folur edhe për shqetësimet e ngritura nga partitë e vogla për procesin e nisur të reformës zgjedhore.

“Dua të përsëris vullnetin e plotë të PS për të dëgjuar dhe për t’u dakordësuar me të gjitha partitë e vogla për reformën zgjedhore”, shtoi Rama.

Në përfundim të mbledhjes së parë që nga asambleja e PS, që ka zgjatur për gati tre orë, kreu i opozitës Edi Rama, duke mos dhënë detaje se cfarë ishte diskutuar, u shpreh i kënaqur për këtë takim të parë.

“Ishte një mbledhje konsultative e kryesisë së re, prej të cilës jam jashtëzakonisht i kënaqur. Ishte një mbledhje që forcoi bindjen për zgjedhjet e bëra nga asambleja kombëtare, në mënyrë që të gjithë anëtarët e rinj të jenë në dispozicion të zgjedhjeve të ardhshme”, deklaroi Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta