Obama nuk lejon vajzat të përdorin Facebook

16/12/2011 16:05

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, dhe bashkëshortja e tij Michelle i kanë ndaluar përdorimin e Facebook-ut dy vajzave të tyre Malia dhe Sasha.

“Përse duhet që shumë persona të cilët nuk i njohim të marrin vesh gjërat tona? Nuk ka kuptim”, ka theksuar presidenti në një intervistë për revistën ‘People’.

“E kanë pranuar këtë vendim që kemi marrë ne si prindër, por janë 13 dhe 10 vjeç. Të shohim se çfarë do të mendojnë pas katër vitesh”, tha duke qeshur Obama.

Përsa i përket televizionit, presidenti i SHBA-së thekson se nuk ka gusto të njëjta me vajzat e tij: “Unë pëlqej seriale të tjera nga vajzat dhe më pëlqen sporti. Së bashku shohim vetëm serialin Modern Family.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA